Mbahet samit në Kiev me rastin e 3 vjetorit të luftës, deputeti ukrainas: I tregon forcë Putinit, është fitore e madhe për vendin tonë

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2025, 14:23 | Bota

Mbahet samit në Kiev me rastin e 3 vjetorit të luftës, deputeti

Vetë prania e liderëve botërorë në Kiev këtë mëngjes duhet parë si një "fitore e madhe" për Ukrainën, thotë një nga deputetët e vendit për Sky News.

Sipas mediave të huaja, liderët e BE-së janë bashkuar me liderët e tjerë nga Evropa dhe Kanadaja për një samit që shënon përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë rus të Ukrainës.

Duke folur këtë mëngjes, Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina tani ka "më shumë miq në botë se kurrë më parë".

Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko tha se ishte dakord me Zelenskyn, duke i thënë prezantuesit Darren McAffrey se Vladimir Putin kurrë nuk do të kishte besuar se Kievi mund të ishte ende duke pritur liderët botërorë tre vjet pas nisjes së luftës.

“Kjo është një fitore e madhe për të gjithë ne që jemi ende në këmbë”, thotë ai, shkruan A2 CNN.

Po morali i ukrainasve pas tre vitesh luftë me Rusinë? “Jemi të rraskapitur, jemi të lodhur”, thotë ai, shkruan A2 CNN.

"Por ukrainasit janë të gjithë të bashkuar rreth fitores sonë. Nuk është se ne jemi të bashkuar rreth ndonjë politikani, ne jemi të bashkuar rreth vendit tonë, rreth mbijetesës sonë." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos