Në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Gjermani gjatë ditës së djeshme, Partia Social Demokrate (SPD) mori një rezultat zhgënjyes.
Kancelari gjerman Olaf Scholz i Partisë Social Demokrate ka reaguar pas shpalljes së rezultateve të exit poll për zgjedhjet e përgjithshme të 2025, shkruajnë mediat e huaja.
Social Demokratët e kancelarit në largim Olaf Scholz ranë në vendin e tretë në rezultatet e zgjedhjeve, me vetëm 16.4%, raporton A2 CNN.
Scholz tha se rezultatet e zgjedhjeve ishin një humbje e hidhur për partinë dhe partia e tij do të hynte në bisedimet e koalicionit me CDU/CSU fitimtare pa të.
Dështimi i partisë në detyrë për të siguruar një mandat tjetër në pushtet pasqyron një prirje ndërkombëtare dhe pason ndryshimet ose sfidat ndaj qeverive në mbarë botën.
Për shembull, në SHBA Presidenti Trump humbi një garën për t’u rizgjedhur në vitin 2020, por u kthye në pushtet në janar dhe Franca ka parë goditje të shumta në autoritetin e Presidentit Macron, me kryeministrin e tij Michel Barnier të detyruar të largohej nga detyra në dhjetor. Dhe sigurisht në Mbretërinë e Bashkuar në vitin e kaluar laburistët i dhanë fund 14 viteve të sundimit konservator. (A2 Televizion)