Më të vegjlit në grupin e pengjeve, Hamasi: Një foshnje 10-muajshe dhe i vëllai 4 vjeç u vranë nga bombardimet

Nga A2 CNN
29 Nëntor 2023, 16:36 | Bota

Dy vëllezërit Kfir, 10 muajsh dhe Ariel Bibas, 4 vjeç së bashku me nënën e tyre u morën peng nga Hamasi më 7 tetor. Megjithatë, nëna dhe dy vogëlushët janë vrarë si pasojë e bombardimeve të Izraelit në Gaza. Kjo është ajo që bëri të ditur sot brigada Al Qassam, krahu ushtarak i Hamasit.

Kfir ishte më i vogli nga shumë fëmijët e rrëmbyer nga terroristët më 7 tetor në kibuci. Ushtria izraelite nga ana e saj thekson se po heton akuzat për nënën dhe dy fëmijët e vegjël. Siç bëri të ditur Izraeli, hetimet po fokusohen në mënyrën sesi u vranë anëtarët e familjes Bibas.

Për kthimin e foshnjës në Izrael, të martën u mbajt një demonstratë, në të cilën të mbledhurit lëshuan në qiell 500 tullumbace portokalli, në ngjyrën e flokëve të fëmijës.

Askush nuk kishte dëgjuar asgjë më shumë për familjen Bibas dhe të martën të afërmit e tyre u kujdesën që zëri i tyre të dëgjohej dhe të nxisnin reagimin e opinionin publik izraelit dhe atë ndërkombëtar. Megjithatë, mesa duket familja e vogël ka pësuar një fat tragjik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos