Medvedev kërcënon përsëri Europën: Nuk mund të përballoni një luftë me Rusinë

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 12:36 | Bota

Medvedev kërcënon përsëri Europën: Nuk mund të

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev tha sot se Evropa nuk mund të përballojë dot një luftë kundër Rusisë.

Ata thjesht nuk mund ta përballojnë një luftë me Rusinë”, tha Medvedev për fuqitë evropiane, duke shtuar se “gjithmonë ekziston mundësia e një gabimi fatal”.

Sipas tij nëse udhëheqësit e saj bëjnë gabimin të fillojnë një luftë, ajo mund të përshkallëzohet në një konflikt me armë të shkatërrimit në masë. “Rusia”, tha Medvedev nëpërmjet Telegramit, “nuk ka nevojë për një luftë të tillë”.

“Dhe një konflikt i tillë ka rrezikun absolutisht real të përshkallëzimit në një luftë me përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë”, nënvizoi Medvedev, i cili tani është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë Ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos