Dita e 6-të e protestave, blindohen dyert dhe dritaret e Ministrisë së Arsimit, FNSH në gatishmëri

Nga A2 CNN
18 Tetor 2026, 10:14 | Aktualitet

Dita e 6-të e protestave, blindohen dyert dhe dritaret e Ministrisë

Në ditën e 6-të të protestës, Ministria e Arsimit ka marrë masa shtesë sigurie, duke mbyllur dyert dhe dritaret e godinës me dërrasa, pas incidenteve dhe zjarrvënieve të regjistruara gjatë tubimeve.

Ndërkohë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë pozicionuar pranë institucionit, në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës.

Gjatë pesë ditëve të protestave, disa godina dhe institucione janë sulmuar, ndërsa në disa prej tyre është vënë zjarr.

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjetesh të forta dhe molotovësh, ndërsa uniformat blu janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos