
Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë nisur heqjen e gurëve nga trotuaret e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pas pesë ditësh protestash të dhunshme në kryeqytet.
Fillimisht, gurët po hiqen me anë të një eskavatori, ndërsa më pas punonjësit e bashkisë kanë nisur t’i largojnë një nga një, raporton gazetarja e A2CNN Fjorela Beleshi.
Gurët u kthyen në një prej mjeteve kryesore të përdorura nga protestuesit gjatë përplasjeve të ashpra me forcat e policisë, të shoqëruara me akte dhune para Kryeministrisë dhe zona të tjera të kryeqytetit. (A2 Televizion)