“Merre në telefon, thuaji ta ndali luftën”, gazetari ukrainas konfrontohet me vajzën ilegale të Putinit në Paris

Nga A2 CNN
4 Dhjetor 2025, 11:06 | Bota

“Merre në telefon, thuaji ta ndali luftën”, gazetari

Elizaveta Krivonogi, që dyshohet të jetë vajza jashtë martesës zyrtare e presidentit rus Vladimir Putin, u sulmua nga një gazetar ukrainas në Paris, aty ku jeton 22-vjeçarja.

"Tre javë më parë babai yt vrau vëllain tim. Si jeton në Evropë, në këtë kontinent të mallkuar, GayEurope siç e quan ti", i tha ai fillimisht. 22-vjeçarja iu përgjigj: "Nuk ke leje të më qëllosh".

Kur gazetari nga Ukraina vazhdoi të ushtronte presion, duke e pyetur nëse e mbështeste të atin, 22-vjeçarja u përgjigj: "Çfarë lidhje ka kjo me mua?".

“Ai është babai yt. Më e pakta që mund të bësh është ta telefonosh dhe t’i thuash të ndalojë bombardimin e Kievit. Mund të vish në Kiev dhe të veprosh si mburojë njerëzore, më mirë se Patriotët. Mund të shkosh në Pokrofsk, për shembull”, këmbënguli gazetari nga Ukraina.

“Si e imagjinon që mund të shkoj tani?”, pyeti Elizaveta, të cilës gazetari ukrainas ia ktheu: “Sigurisht që mundesh. Nuk shoh ndonjë pengesë, do të të blej një biletë me paratë e mia”.

“Për fat të keq, nuk mund të ndihmoj”, iu përgjigj në fund ajo.

Por, kush është Elizaveta Krivonogi?

Artistja 22-vjeçare lindi në vitin 2003 pas një afere të dyshuar midis Putinit dhe nënës së saj, Svetlanës, e cila ishte kujdestarja e shtëpisë së presidentit rus në atë kohë.

Zbulimi u bë për herë të parë pas një hetimi të vitit 2020 nga media ruse Proekt, e cila vuri në dukje ngjashmërinë fenomenale të saj me Putinin. Presidenti rus nuk përmendet në certifikatën e lindjes së Ekaterina-s, e cila shkruan "Vladimirova", që përkthehet "vajza e Vladimirit".

Në vitin 2021, udhëheqësi i vrarë i opozitës ruse, Alexei Navalny, zbuloi Instagramin e 22-vjeçares, i cili, sipas tij, përshkruante jetën e saj luksoze dhe pasurinë e familjes së saj, të cilën shumë ia atribuojnë marrëdhënies së saj me presidentin rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos