Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

Nga A2 CNN
8 Tetor 2026, 20:28 | Politikë
 

Deputetja e PS Sara Mila deklaron se miratimi i Reformës Territoriale është me shumë rëndësi për të bërë “detyrat e shtëpisë” në raport me integrimin në BE, ku Brukseli kërkon bashki me kapacitete.

E ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Mila u shpreh se bashkitë duhet të forcojnë kapacitetet për të menaxhuar më mirë fondet e BE-së. Po ashtu deputetja tha se reforma e re ka qenë një premtim fushate nga ana e socialistëve.

“Reforma Territoriale është shumë e rëndësishme që të kalojë sot. Është shumë e thjeshtë, do të ketë Presidenti vendimmarrjen në fillim të muajit, çfarë do të thotë që për zgjedhjet e 2027-ës të jetë në funksion reforma e re administrativo-territoriale. Ne i kemi premtuar qytetarëve shqiptarë BE-në. BE nuk i dikton shtetit shqiptar sa bashki duhet të ketë, por detyrat e shtëpisë, dhe që ne jemi duke e bërë, Europa kërkon bashki me kapacitete. Është e thënë në çdo kapitull. Të gjithë fondet që BE do alokojë dhe që duhet të ketë një mirëadministrim të bashkive tona, ne duhet t’i forcojmë kapacitetet bashkive, që menaxhimi dhe administrimi të jetë shumë i mirë, që të shkojë te qytetari shërbimi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos