Kurthi ndaj Iranit, Pentagoni përgatitet të sulmojë masivisht

Nga Xhevahir Qardaku
8 Tetor 2026, 19:44 | Bota

Pentagoni udhëzoi Komandën Qendrore të SHBA-së disa ditë më parë që të përfundonte përgatitjet për rifillimin e operacioneve të mëdha luftarake në Iran. Kështu raporton media amerikane Axios.

Direktiva nuk përfshinte një datë specifike për nisjen e sulmeve dhe Presidenti Trump nuk ka marrë asnjë vendim përfundimtar. Por burime amerikane dhe izraelite thonë se kjo mund të ndodhë para zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA dhe ndoshta zgjedhjeve izraelite.

Nëse operacionet e mëdha luftarake rifillojnë, ato pritet të përfshijnë bombardime masive të objektivave iraniane të energjisë, infrastrukturës dhe atyre bërthamore, thonë burimet pr Axios.

Rifillimi i luftës në tre deri në katër javët e ardhshme mund të ndikojë në zgjedhjet e mesit të mandatit, pjesërisht sepse çmimet e naftës mund të rriten.

“Puna e Departamentit është të zhvillojë dhe t’i paraqesë Presidentit opsione ushtarake”, tha një zyrtar i Pentagonit për Axios.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Trump i ka të gjitha opsionet në dispozicion në çdo kohë.

Të premten, ekipi i sigurisë kombëtare i Trump u takua në Camp David për disa orë për të diskutuar luftën dhe çështje të tjera. Një zyrtar izraelit i tha Axios se një pjesë e takimit u përqendrua në një rifillim të mundshëm të operacioneve të mëdha luftarake në Iran.

Negociatat midis SHBA-së dhe Iranit nuk kanë shënuar asnjë përparim. Ndërmjetësit e Katarit janë ende duke pritur një përgjigje iraniane ndaj një kundërpropozimi të SHBA-së që përfshinte kërkesa për lëshime bërthamore.

Nëse operacionet e mëdha luftarake rifillojnë, ato ka shumë të ngjarë të jenë me SHBA-në dhe Izraelin që punojnë së bashku dhe me pjesëmarrjen e ushtrisë izraelite.  Rifillimi i luftës mund të ndikojë edhe në zgjedhjet izraelite, pasi Irani ka të ngjarë të qëllojë qindra raketa balistike drejt vendit në shenjë hakmarrjeje. Një përshkallëzim i ri- apo edhe një gjendje e shtuar tensioni apo emergjence- mund t’i sillte dobi politikisht Netanyahut dhe t’i parandalonte kundërshtarët e tij nga sulmi ndaj tij në fazën e fundit të fushatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos