
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha thotë se buxheti i Rusisë “është në të kuqe” dhe tani ekziston një “mundësi reale” që kostoja e vazhdimit të luftës të bëhet e papërballueshme për Moskën.
Sipas mediave të huaja, në një postim në rrjetet sociale, Sybiha thotë: “Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë ruse për të zbutur ndikimin e sanksioneve, ekonomia e Rusisë fillon të përballet me disa probleme dramatike, ndërsa hyn në recesion.”
Kjo deklaratë e tij vjen mes raportimeve se SHBA-të po përgatitin sanksione të mëtejshme ndaj industrisë energjetike të Rusisë.
Sybiha shton: “Së bashku, ne absolutisht mund ta ndalojmë Makinerinë Ruse të Luftës, duke e lënë pa karburant. Le ta bëjmë këtë tani.”
Ministri i Ekonomisë, Maxim Reshetnikov, paralajmëroi në qershor se Rusia ishte në prag të një recesioni nëse politika monetare nuk do të ndryshohej.
Shpenzimet më të larta ushtarake të Rusisë që nga Lufta e Ftohtë kanë nxitur inflacionin, shkruan A2 CNN.
Kjo nga ana tjetër, kjo ka shtyrë bankën qendrore të rrisë normën e saj bazë të interesit në 21% në tetor - niveli më i lartë gjatë sundimit të Putinit që nga viti 2003.
Ekonomia është gjithashtu ‘e prangosur’ nga kostoja e kredisë dhe mungesa e fuqisë punëtore, sipas analistëve.
Me ekonominë që po ngadalësohet, por Rusia ende shpenzon shuma të mëdha për luftën e saj në Ukrainë, Moska përballet me perspektivën e rritjes së taksave dhe uljes së shpenzimeve. (A2 Televizion)