“Mos bëni gabim”, Biden reagon pas faljes së dënimeve me vdekje për 37 persona

Nga Erjon Dervishi
23 Dhjetor 2024, 22:38 | Bota

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden me anë të një vendimi ka anuluar dënimet me vdekje për 37 të burgosur federal të cilët ishin dënuar me vdekje nga gjykatat amerikane, shkruan A2 CNN. Vendimi e kthen dënimin me vdekje në burgim të përjetshëm pa lirim me kusht. Vendimi vjen pak jave pasi Donald Trump të marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë. Biden me anë të një deklaratë u shpreh se SHBA duhet të ndalojë dënimet me vdekje në nivel federal.

Mos bëni gabim: Unë i dënoj këta vrasës, pikëllohem për viktimat e akteve të tyre të neveritshme dhe dhimbje për të gjitha familjet që kanë pësuar humbje të paimagjinueshme dhe të pariparueshme. Unë jam më i bindur se kurrë se ne duhet të ndalojmë përdorimin e dënimit me vdekje në nivel federal. Me ndërgjegje të pastër, nuk mund të qëndroj prapa dhe të lejoj që një administratë e re të rifillojë ekzekutimet që unë i kam ndaluar.

Joe Biden, President i SHBA

Lëvizja e Biden do të prishë planin e Trump për të rifilluar një ritëm të shpejtë të ekzekutimeve. Ndryshe nga urdhrat ekzekutivë, vendimet e faljes nuk mund të anulohen nga pasardhësi i presidentit. Katër persona të cilët nuk u falën nga Joe Biden përfshijnë një ish-marins që vrau dy vajza të reja dhe më vonë një oficere femër të marinës; një person nga Las Vegasi i dënuar për rrëmbimin dhe vrasjen e një vajze 12-vjeçare; një pediatër nga Çikago që qëlloi për vdekje një paciente për ta penguar atë të dëshmonte në një hetim mashtrimi të Medicare; dhe dy persona të dënuar në një skemë rrëmbimi për shpërblim që rezultoi në vrasjen e pesë emigrantëve rusë dhe gjeorgjian.

Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet amerikane. Gjashtë shtete të tjera, përfshirë Arizonën, Kaliforninë, Ohio, Oregon, Pensilvani dhe Tenesi, kanë moratoriume në fuqi. Në fillim të këtij muaji, Biden ua ndryshoi dënimet afro 1500 personave dhe fali 39 të tjerë të dënuar për krime jo të dhunshme. Ai gjithashtu fali djalin e tij, Hunter Biden, i cili po përballej me dënimin për dy çështje penale. Kushtetuta e SHBA i jep pushtet të plotë presidentit për të miratuar afate dhe falje për shkeljet kundër Shteteve të Bashkuara, përveç rasteve të fajësimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos