Një zjarr ka shpërthyer në një magazinë dronësh Shahed në rajonin perëndimor të Tatarstanit të Rusisë, duke shkatërruar pjesë të dronëve me vlerë 16 milionë dollarë, raporton Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Sipas mediave të huaja, Ministria ka thënë në Telegram se magazina, e cila strehonte pjesë për mjetet ajrore pa pilot Shahed-136, ishte "shkatërruar".
“Zjarri misterioz shkatërrues ishte një tjetër goditje ndaj kompleksit ushtarak-industrial të Rusisë terroriste”, tha Ministria në një deklaratë.
“Drejtoria e Përgjithshme e Inteligjencës Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës kujton se do të ketë një ndëshkim të drejtë për çdo krim lufte të kryer kundër popullit ukrainas”, thuhej më tej në deklaratë, shkruan A2 CNN.
Me mijëra persona, civilë e ushtarakë, kanë humbur jetën në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022, kur Rusia nisi agresionin e paprovokuar ndaj fqinjit të saj perëndimor. (A2 Televizion)