"Na kanë pushtuar demonët", vrasje horror në Itali, burri vret gruan dhe mbyt me zinxhirë dy fëmijët

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2024, 15:05 | Bota

"Na kanë pushtuar demonët", vrasje horror në Itali,

Palermo është tronditur mëngjesin e së dielës pasi një burrë ka vrarë gruan e tij dhe më pas ka mbytur me zinxhirë dy fëmijët.

54-vjeçari, Giovanni Barreca, rreth orës 3 të mëngjesit, raportohet se vrau gruan e tij Antonella Salamone dhe dy fëmijët e tyre Emanuel dhe Kevin të moshës 5 dhe 16 vjeç, teksa vajza e tij e tretë, 17 vjeç ka arritur të shpëtojë.

Pas krimit, autori ka telefonuar vet policinë, ku ka pranuar krimin e rëndë që ka kryer.  Gruaja thuhet se është djegur dhe varrosur, mirëpo trupi i saj ende nuk është gjetur. Ndërsa fëmijët janë mbytur me zinxhirë, njoftojnë mediat italiane.

"Na kanë pushtuar demonët", vrasje horror në Itali,

Vajza e tretë 17-vjeçare, e cila arriti të shpëtonte veten, ishte dëshmitare e ngjarjeve dhe u shpëtua nga stafi i urgjencës. Ajo ka treguar para hetuesve, se babi asaj, para se të kryente krimin e rendë ka pasur një luhatje të shëndetit mendor.

E reja tregoi se ai brohoriste se në shtëpi kishte konstatuar prani demonike. Referuar dëshmive në mediat fqinj, çifti ka pasur shpesh herë përplasje verbale, pas problemeve ekonomike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos