Ndaluan marrjen e Hormuzit me forcë, ja vendet që bllokuan rezolutën e Këshillit të Sigurisë për një sulm të përbashkët ndaj Iranit

Nga A2 CNN
7 Prill 2026, 18:28 | Bota

Ndaluan marrjen e Hormuzit me forcë, ja vendet që bllokuan

11 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit votuan pro hapjes së Hormuzit me forcë, ndërsa dy abstenuan, Pakistani dhe Kolumbia.

Megjithatë, Kina dhe Rusia, si dy nga anëtarët e përhershëm të këshillit, kanë të drejtën e vetos dhe vendosën ta përdorin atë, duke e rrëzuar në thelb rezolutën, përcjell A2CNN.

Kjo rezolutë fillimisht parashikonte nenin 7, i cili do t’u jepte shteteve anëtare autorizimin për të përdorur forcën për të hapur Ngushticën e Hormuzit. Rusia dhe Kina ishin fuqimisht kundër kësaj. Kjo është arsyeja pse negociatat zgjatën kaq shumë dhe gjuha e dokumentit u ndryshua.

Në fund, ajo që u hodh në votim sot ishte një version që inkurajonte fuqishëm shtetet e interesuara në përdorimin e Ngushticës së Hormuzit për rrugët tregtare detare që të koordinojnë përpjekjet në mënyrë mbrojtëse. Kjo është shumë ndryshe nga përdorimi i forcës.

Bahreini shpresonte që kjo të ishte e mjaftueshme për të bërë që Rusia dhe Kina të paktën të abstenonin dhe të lejonin kalimin e rezolutës.

Këshilli i Sigurimit është shumë i përçarë dhe qartësisht, Rusia dhe Kina, me këtë veto, treguan se janë sërish aleatë të fortë të Iranit dhe do ta përdorin këtë të drejtë vetoje për ta mbështetur Iranin kur të jetë e nevojshme. Rusia dhe Kina thonë se kjo rezolutë ishte shumë e ashpër në dënimin e Iranit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos