Netanjahu kërcënon hapur Libanin: Kujdes Beiruti mund të shkretohet si Gaza

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 21:16 | Bota

Netanjahu kërcënon hapur Libanin: Kujdes Beiruti mund të

Kryeministri izraelit, Netanjahu i ka bërë një paralajmërim të hapur militantëve të Hezbollahut që të heqin dorë nga sulmet ndaj ushtrisë izraelite që konflikti të mospërshkallëzohet jashtë kufirit të Gazës.

Lideri izraelit u shpreh fare qartë se nëse Hezbollahu hyn në luftë, atëherë kundërpërgjigja e Izraelit do të jetë shumë e fortë dhe Beiruti mund të kthehet në një Gaza të dytë.

Më tej, Netanjahu shtoi se ushtria e Izraelit është e vendosur që të rikthejë sigurinë jo vetëm në jug, por edhe në kufijtë e saj veriorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos