Ish-Presidenti francez, Nicolas Sarkozy është përjashtuar nga Legjioni i Nderit pas dënimit të tij tashmë përfundimtar me një vit burg për korrupsion.
Kjo u raportua në një dekret të botuar në Fletoren Zyrtare. Ish-presidenti francez, i cili u përjashtua edhe nga Urdhri Kombëtar i Meritës, bëhet kështu kreu i dytë i shtetit francez që i hiqet ky nder pas Marshall Pétain, të cilit iu hoq Legjioni i Nderit pas dënimit të tij në gusht 1945 për tradhti të lartë dhe bashkëpunim.
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy është shpallur fajtor nga Gjykata e Apelit në Paris për financim të paligjshëm të fushatës për rizgjedhje në vitin 2012.
Sarkozy u dënua me një vit burg, gjysma e të cilit me kusht, i cili mund të zbatohet me mjete alternative si mbajtja e byzylykut elektronik pa shkuar në burg.
Sarkozy, ishte president nga viti 2007 deri në 2012. Ai gjithmonë i ka mohuar akuzat se partia e tij, ka punuar me një firmë të marrëdhënieve me publikun për të fshehur koston e vërtetë të fushatës së tij. (A2 Televizion)