16 ditë pas vdekjes së Papa Franceskut, kardinalët katolikë romakë mblidhen sot, me misionin për të zgjedhur pasuesin e tij. Ata të izolohen nga bota deri sa zgjedhin njeriun, qe shpresojnë se do të bashkojë Kishën e përçarë globale.
Në një proces që daton që prej kohërave të mesjetës, kardinalët do të mbyllen në kapelën Sistine të Vatikanit nën afresket e Mikelanxhelos, dhe duke shkëputur kontaktet me boten jashte do të nisin konklavën e fshehtë për Papën e ri.
Por asnjë Papë nuk është zgjedhur në ditën e parë të konklavës për shekuj, kështu votimi mund të vazhdojë për disa ditë, deri sa një prej princave me kapele të kuqe të Kishës të sigurojë 2/3 e votave për t’u bërë Papa i 267.
Në një meshë në Bazilikën e SëhnPjetrit mëngjesin e së mërkruës, para se të hynin në konklavë, kardinalët u lutën që Zoti t’i ndihmonte në gjetjen e një Pape që do të tregonte kujdes të madh ndaj botës.
Të mërkurën do të ketë vetëm një votim të fshehtë, ndërsa ditët që do të pasojnë kardinalët mund të votojnë deri në 4 herë në ditë. Tymi i zi nga oxhaku i kapelës do të sinjalizojë dështim të votimit, ndërsa tymi i bardhë dhe kambanat do të tregojnë se Kisha me 1.4 miliardë pjesëtarë ka një udhëheqës të ri.
Një numër rekord prej 133 kardinalësh nga 70 vende do të përgjedhin Papën e ri, ndërkohë që në 2013 ishin 115 kardinalët nga 48 vende.
Rritja reflekton përpjekjet e Françeskut për të shtrirë Kishën edhe në rajone të largëta. Ndërsa shumë prej tyre kërkojnë vazhdimësi të vizionit të Franceskut për reforma dhe hapje më të madhe, të tjerë duan që ora të kthehet mbrapsht për të përqafuar traditat e vjetra.
Shumë kanë sinjalizuar se duan një Papat më të parashikueshëm dhe tradicional. Mediat italiane shkruajnë se kandidati favorit për momentin është kardinali italian Pietro Parolin, bashkë me patriarkun e Jeruzalemit Pierbattista Pizzaballa dhe filipinasi Luis Anonio Tagle. (A2 Televizion)