Parada në sheshin e kuq! Vuçiç shkon në Moskë, të premten takohet me Putin

Nga Xhevahir Qardaku
7 Maj 2025, 17:05 | Bota

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka mbërritur në Moskë, ku do të marrë pjesë në Paradën e Fitores në Sheshin e Kuq.

Aeroplani që transportonte Presidentin serb për në Moskë u ndalua fillimit në Baku të Azerbajxhanit, ku priste leje për të vazhduar fluturimin, për shkak të armiqësive midis Rusisë dhe Ukrainës, raportojnë mediat serbe. 

Të gjitha vendet kishin dhënë më parë leje për fluturimin, por fluturimi u vonua për shkak të operacioneve luftarake, duke shtuar se të gjitha aeroportet e Moskës janë aktualisht të mbyllura.

Presidenti serb është planifikuar të zhvillojë një takim dypalësh me Presidentin rus Vladimir Putin të premten, njoftoi Kremlini.

Mediat në Serbi kanë spekuluar ditët e fundit se Letonia dhe Lituania kanë ndaluar presidentin serb të fluturojë për në Moskë, kështu që nuk dihet se cilin korridor ajror përdori Vuçiç për të udhëtuar drejt kryeqytetit rus. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u rikthye në detyrë duke zhvilluar takime të rregullta, pasi përjetoi probleme shëndetësore gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara. 

Nga ana e tij, Kremlini e quajti absurde ndalimin e fluturimit të Presidentit serb Aleksandar Vuçiç. Në një reagim për medit, Peskov tha se: Vendet perëndimore vazhdojnë politikën e tyre absurde, plot me rusofobi, dhe e projektojnë atë politikë edhe tek kolegët e tyre në Evropë, në çështjet evropiane", tha Dmitry Peskov.

Më 9 maj, Rusia shënon 80-vjetorin e fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore me një paradë në Sheshin e Kuq në Moskë dhe një sërë ngjarjesh të tjera. Pritet të marrin pjesë më shumë se 20 liderë botërorë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos