Rutte: Oferta e Trump për garanci sigurie është një përparim në bisedimet e paqes

Nga A2 CNN
18 Gusht 2025, 21:30 | Bota

Rutte: Oferta e Trump për garanci sigurie është një

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie për Ukrainën përbën një “përparim” në sigurimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje për Ukrainën.

“Fakti që keni thënë: ‘Jam i gatshëm të marr pjesë në garancitë e sigurisë’ është një hap i madh, është vërtet një përparim dhe bën gjithë ndryshimin. Prandaj, faleminderit edhe për këtë”, i tha Rutte - Trumpit në një takim shumëpalësh së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë në Shtëpinë e Bardhë.

Duke folur më herët në Zyrën Ovale përkrah Zelensky-t, Trump nuk e përjashtoi dërgimin e trupave amerikane në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

“Do t'ju njoftojmë për këtë, ndoshta më vonë sot”, tha Trump.

Rutte falënderoi gjithashtu presidentin amerikan për “thyerjen e bllokimit” dhe për sjelljen me sukses të presidentit rus Vladimir Putin në tryezën e bisedimeve të paqes.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos