
Çmimet e naftës po vazhdojnë të rriten me shpejtësi. Madje në shifra rekord për shkak të luftës së Izraelit dhe SHBA-së kundër Iranit. Gjatë të dielës, çmimi i naftës kapërceu 100 dollarët për fuçi, për herë të parë që prej vitit 2022, kur Rusia nisi një luftë kundër Ukrainës.
Presidenti amerikan, Donald Trump, hodhi poshtë shqetësimet për rritjen e çmimeve të karburantit. Ai postoi në rrjetet sociale një status duke shkruar se “rritja e çmimit të karburantit është një çmim i vogël për t’u paguar nga amerikanët dhe bota, krahasuar me arritjen e sigurisë dhe paqes”.
Presidenti gjithashtu tha se rritja e çmimeve do të jetë vetëm për një kohë të shkurtër sapo kërcënimi bërthamor i Iranit të përfundojë.
Ekspertët ndërkombëtarë paralajmërojnë se rritja e çmimit të karburantit do të vazhdojë dhe më tej, ndërsa nuk ka shenja që lufta në Iran të përfundojë shpejt. Lidhur me këtë problem, ministrat e financave të G7-ës do të mbajnë një takim. (A2 Televizion)