All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Një ditë para zgjedhjeve, shpërthim i fuqishëm në zyrat e një partie në Pakistan, 12 të vdekur

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2024, 10:18 | Bota
All - Paragraf - 1

Një ditë para zgjedhjeve, shpërthim i fuqishëm në zyrat

Një ditë para zgjedhjeve vendimtare në Pakistan, një shpërthim i fuqishëm u raportua jashtë zyrave të një partie në jugperëndim të vendit, duke shkaktuar të paktën 12 viktima.

All - Paragraf - 3

Një zyrtar lokal tha se 12 persona u vranë dhe disa u plagosën në shpërthimin jashtë zyrës së ish-ministrit Asfadiar Khan Kakar në Pisin, provincën Balochistan. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për eksploziv që ishte lidhur në një motoçikletë.

Nga forca e shpërthimit, janë dëmtuar shumë ndërtesa dhe automjete. Gjatë ditëve të fundit, ka pasur disa shpërthime në zyrat politike dhe tubime partiake, si në rajonin e trazuar, njoftojnë mediat e huaja.

Pakistani do të mbajë zgjedhjet të enjten me politikanin popullor të burgosur Imran Khan, fitues i zgjedhjeve të fundit kombëtare, një rast që ka dominuar titujt kryesorë të gazetave pavarësisht krizës ekonomike dhe problemeve të tjera që kërcënojnë vendin.

All - Paragraf - 6

Çdo protestë në shkallë të gjerë të mbështetësve të Khan mund të ndezë tensione mbi atë që ata e quajnë një goditje ushtarake ndaj fushatës së partisë së Khan.

Ushtria e Pakistanit mohon ndërhyrjen në politikë, por mijëra civilë kanë protestuar në rrugë kundër ndërhyrjes së ushtrisë në çështjet politike të vendit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos