Një piromane në Buckingham Palace, zbulohet princesha që shkaktoi disa zjarre në oborrin mbretëror

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 10:12 | Bota

Një piromane në Buckingham Palace, zbulohet princesha që shkaktoi

Në historinë e pasur të familjes mbretërore britanike, emri i Princeshës Alice të Battenberg shpesh qëndron në hije, por jeta e saj ishte një nga më të jashtëzakonshmet.

Dhe siç zbulohet nga biografi mbretëror Tom Quinn në librin e tij "Yes Ma’am", ajo kishte një zakon mjaft të rrezikshëm, i vinte zjarrin rregullisht apartamentit të saj në Buckingham Palace, shpesh pa dashje.

Sipas dëshmisë së Agnes Cooke, një punonjëse e vjetër e kuzhinës mbretërore, pasioni i Princeshës Alice për cigaret ishte shkaku i zjarreve të shpeshta.

Zonja në fjalë përshkruhej si një aristokrate që mbante cigaren pas veshit “si një minator ose marangoz”.

Një piromane në Buckingham Palace, zbulohet princesha që shkaktoi

E lindur më 25 shkurt 1885 në Kështjellën Ëindsor, Princesha Alice ishte stërmbesë e Mbretëreshës Victoria. U diagnostikua që në fëmijëri me shurdhësi, por mësoi të fliste qartë dhe të lexonte buzët në disa gjuhë.

Pas martesës me Princin Andrea të Greqisë në vitin 1903, ajo përjetoi shumë peripeci, përfshirë internimin e familjes mbretërore greke, ndarjen nga fëmijët, dhe një diagnozë të skizofrenisë në vitet 1930, ku trajtimi i saj përfshinte edhe konsultime me Sigmund Freud.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndodhej në Athinën e pushtuar nga nazistët, ku u tregua trimëreshë duke strehuar një familje hebraike, Cohen, në katin e sipërm të shtëpisë së saj, vetëm pak metra nga selia e Gestapos. Ajo përdori shurdhësinë si mburojë për të shmangur pyetjet e autoriteteve naziste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos