Presidenti i Iranit, Massoud Pezeshkian ka bërë të ditur se Irani nuk do të përkulet përballë agresionit amerikano-izraelit. Në një reagim për medait, zyrtari i lart Iranian justifikoi sulmet në vendet e Gjirit, por që ai i quajti ato vende aleate dhe vëllazërore
"Armiku dëshiron që ne dhe vendet islamike të jemi në luftë. Ata duan të krijojnë përçarje midis nesh dhe tyre. Herë pas here e kemi thënë dhe vazhdojmë ta themi se qëllimi i udhëheqësit të ndjerë ka qenë që ne t'i konsiderojmë vendet fqinje si vëllezërit tanë dhe që marrëdhëniet tona me ta duhet të jenë të mira. Por ajo që po ndodh është se nëse ndonjë vend sulmon tokën tonë dhe kryejnë agresion, natyrisht ne jemi të detyruar t'u përgjigjemi atyre. Kur u përgjigjemi atyre, kjo nuk do të thotë se kemi një mosmarrëveshje me atë vend. Nuk do të thotë që ne, ne duam t'i mërzisim njerëzit atje", shprehet Pezeshkian.
“Nëse kemi mosmarrëveshje midis nesh, duhet t’i zgjidhim ato brenda vendit dhe të mos i lejojmë ata t’i përdorin këto mosmarrëveshje për të realizuar qëllimet e tyre dashakeqe. Kjo nuk duhet të lejohet", vijon Presidenti i Iranit.
"Amerika dhe Izraeli, të cilët pa asnjë hezitim vrasin 168 fëmijë të pafajshëm, nuk ndiejnë turp (për vrasjen e këtyre fëmijëve). Ata nuk ndiejnë turp për masakrimin e 50,000-60,000 njerëzve në Gaza. Dhe pastaj duan të thonë se ne në Iran duam të vrasim njerëz? Ne qëndrojmë kundër atyre që sulmojnë vendin tonë me forcë të plotë dhe do të përgjigjemi me forcë të plotë.
Irani dhe vendi ynë nuk do të përkulen lehtë përballë ngacmimit, shtypjes, agresionit dhe nuk janë përkulur, dhe nuk është e mundur që kombi ynë heroik të tërhiqet lehtë përballë kërcënimeve që ata bëjnë", thotë ai. (A2 Televizion)