
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një shkollë fillore në Firence. Mediat italiane bëjnë të ditur se prindërit e një klase vendosën t'i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë, sepse një nxënës i ri thuhet se ishte "i acaruar dhe ndonjëherë edhe agresiv". Sipas tyre ai u shkaktonte probleme shokëve të klasës me sjelljen e tij, pasi "kishte shkelmuar mësuesit, si edhe kishte penguar dhe shtyrë shokët e klasës".
Një fëmijë të cilin prindërit e fëmijëve të tjerë e përshkruanin si problematik, i cili kishte shkaktuar vështirësi serioze në klasë dhe "probleme serioze në mësimdhënie", duke rezultuar në një ngadalësim të kurrikulës.
Prindërit sqaruan se kjo nuk ishte një iniciativë "kundër tij, por një thirrje për ndihmë. Për të dhe për fëmijët tanë”.
Nxënësi e gjeti veten vetëm në shkollë për dy ditë, pa askënd tjetër që t'i bënte shoqëri përveç mësuesve.
Sipas asaj që raportojnë mediat italaine, fëmija mbërriti në Firence me familjen e tij vetëm dy muaj më parë. Një nënë shpjegon se vendimi u mor për të marrë përgjigje nga administratorët e shkollës dhe për të kërkuar ndërhyrje.
"Ne besojmë se fëmija ka nevojë për ndihmë dhe mësuesit nuk mund ta bëjnë këtë vetëm. Do të ishte të kërkoje shumë", thotë ajo.
Kur u pyet për sqarime mbi situatën, drejtori siguroi se po kërkojnë një zgjidhje për të mbrojtur të gjithë fëmijët, si edhe po shqyrtohet mundësia e një mësuesi shtesë që të punojë për klasën duke filluar nga java e ardhshme. (A2 Televizion)
