OBSH: Fëmijët po vdesin nga uria! 15 fëmijë kanë vdekur nga kequshqyerja

Nga Erjon Dervishi
5 Mars 2024, 15:08 | Bota

Fëmijët po vdesin nga uria në Gazën veriore, thotë Organizatës Botërore të Shëndetësisë. OBSH dërgoi përfaqësuesit e saj në disa spitale në Gaza, të parat që nga fillimi i luftës në muajin tetor. OBSH pas vëzhgimit të situatës nga afër, foli për “gjetje të zymta”.

Mungesa e ushqimit rezultojnë vdekjen e 10 fëmijëve dhe "nivele të rënda të kequshqyerjes", ndërsa ndërtesat e spitaleve janë shkatërruar, shkruan OBSH, në rrjetin social X.

OBSH raportoi "nivele të rënda të kequshqyerjes, fëmijë që vdesin nga uria, mungesa serioze të karburantit, ushqimit dhe furnizimeve mjekësore, ndërtesa spitalore të shkatërruara" në Gazën veriore, ku rreth 300,000 njerëz jetojnë me pak ushqim ose ujë të pastër. Ekipi i OBSH që vizitoi disa spitale në Gaza flet edhe për gjendjen e fëmijëve në spitale.

“Ata kanë pneumoni. Disa vdiqën nga ndërprerja e rrymës elektrike; dritat fiken në 4 të mëngjesit dhe në 8 të mëngjesit na mungonte oksigjeni; sepse siç e dini, stacioni i njësisë së shtratit dhe ventilatori mekanik janë të dy për të siguruar oksigjen dhe të dy ushqehen me energji elektrike, prandaj ne humbëm të gjithë oksigjenin. Gjithashtu, stacioni ynë i oksigjenit nuk mund të furnizohet me energji të pandërprerë, por vetë nga një gjenerator”, tha mjeku.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza raportoi të dielën se të paktën 15 fëmijë kishin vdekur nga kequshqyerja dhe dehidratimi në spitalin “Kamal Adwan”. Ndërkohë ndihmat nga ajri të Shteteve të Bashkuara kanë vijuar me intensitet. Presidenti i Shteteve të Bshkuar, Joe Biden, me anë të një reagimi në X, i ka bërë thirrje Hamasit të lirojë pengjet e mbajtura në mënyrë që të ketë një armëpushim të menjëhershëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos