Putin shpall armëpushim për Pashkët Ortodokse, Zelensky miraton

Nga A2 CNN
10 Prill 2026, 07:26 | Bota

Putin shpall armëpushim për Pashkët Ortodokse, Zelensky miraton

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim për Pashkët Ortodokse. Presidenti rus  Vladimir Putinin tha se ka urdhëruar trupat ruse të ndalojnë zjarrin "në të gjitha drejtimet" këtë fundjavë.

Deklarata nga Moska erdhi pasi Volodymyr Zelensky bëri thirrje të përsëritura për armëpushim, të cilat u injoruan nga Kremlini.

Putini ka njoftuar një armëpushim nga ora 16:00 sipas kohës lokale të shtunën, 11 prill, deri të dielën e Pashkëve, duke shtuar se priste që Ukraina të “ndiqte shembullin” e Rusisë. Ai urdhëroi forcat e tij të jenë të gatshme për të kapur “provokimet e mundshme të armikut” dhe çdo “veprim agresiv”.

Menjëherë pas kësaj Zelensky dha miratimin e tij duke postuar në X se Ukraina ishte "gati për hapa simetrikë".

"Ne do ta respektojmë armëpushimin. Gjithmonë kam thënë se jemi gati të ndërmarrim hapa simetrikë. Njerëzit kanë nevojë për një Pashkë të lirë nga kërcënimet dhe një lëvizje të vërtetë drejt paqes. Rusia ka një shans të mos kthehet te sulmet edhe pas Pashkëve", u shpreh presidenti ukrainas.

Më herët këtë javë, Zelensky tha se i kishte kërkuar Shteteve të Bashkuara t’i kalonin Moskës një propozim për një armëpushim gjatë fundjavës së festave, si hap i parë.

Çdo pushim nga luftimet do të ishte i mirëpritur për ushtarët përgjatë vijës së gjatë të frontit në Ukrainën lindore, ku ata ndiqen pa pushim nga dronë sulmues.

Kjo gjithashtu do t'u lejonte njerëzve të relaksoheshin në të gjithë vendin, ku sirenat e sulmeve ajrore janë pjesë e përditshme dhe raketat e dronët rusë vazhdojnë të vrasin dhe plagosin civilë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos