Më shumë se gjysma e Europës u prek nga thatësira në korrik

Nga A2 CNN
2 Gusht 2025, 15:36 | Bota

Më shumë se gjysma e Europës u prek nga thatësira në

Më shumë se gjysma e tokës në vendet europiane, kryesisht në lindje, në fillim të korrikut ishte prekur nga thatësira, rezulton nga një hulumtim i të dhënave të fundit të Observatorit Europian të Thatësirave (EDO). Kjo është hapësira më e madhe e prekur prej thatësirës në harkun kohor 1 deri më 10 korrik që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2012.

Vlera ishte 21 për qind mbi mesataren e viteve 2012 deri në 2014. Krahasuar me qershorin, kur 55,5 për qind e sipërfaqes ishte e prekur nga thatësira, vlera ka rënë paksa.

Hulumtimi i thatësirave nga programi i Observatorit europian Copernicus bazohet në imazhet satelitore dhe tre parametrave që merren parasysh: reshjet, lagështira e tokës dhe gjendja e vegjetacionit.

Në Serbi, Bullgari dhe Kosovë toka ishte e prekur tërësisht nga thatësira. Edhe në Armeni dhe Turqi sipërfaqe të mëdha - 77 deri në 95 për qind e vendit - janë prekur nga thatësira. Në Turqi thatësira e shoqëruar edhe me erëra të forta ka shkaktuar zjarre.     

Siria ndërkohë është prekur nga thatësira, që po rrezikon të korrat e grurit dhe sipas OKB-së është e rrezikuar garancia për ushqim për 16 milion njerëz.  Në Europën perëndimore gjendja ka qenë me dallime, ndërsa në Francë një e treta e tokës u prek nga thatësira, Spanja dhe Portugalia nuk u prekën fort nga thatësira./DW/ (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos