Ky është reagimi i Ambasadorit të Izraelit në OKB fill pas miratimit të rezolutës së Kombeve të Bashkuara e cila e njeh Palestinën si komb të kualifikuar për të qenë anëtarë me të drejta të plota në organizmin më të lartë botëror, Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka miratuar rezolutën me 143 vota pro, 9 kundër dhe 25 abstenime.
Drita jeshile nga Këshilli i Sigurimit, aty ku edhe SHBA ka të drejtën e vetos, është një kusht i domosdoshëm për çdo miratim të plotë.
Ashtu siç edhe pritej, Shtetet e Bashkuara votuan kundër rezolutës, së bashku me Izraelin. Përpara votimit, Riyad Mansour, ambasadori palestinez i OKB-së, i tha asamblesë në një fjalim emocionues se "Asnjë fjalë nuk mund të përshkruaj se çfarë nënkupton një humbje dhe traumë e tillë për palestinezët, familjet e tyre, komunitetet dhe për kombin tonë në tërësi".
Mansour akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se po përgatitet "të vrasë mijëra për të siguruar mbijetesën e tij politike" dhe se synon të shkatërrojë popullin palestinez.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, e kundërshtoi ashpër rezolutën, duke akuzuar vendet anëtare të OKB-së se nuk përmendën sulmin e Hamasit të 7 tetorit në jug të Izraelit dhe se kërkon "të shpërblejë nazistët e sotëm me të drejta dhe privilegje".
Ai bëri edhe një gjest demonstrativ duke grisur Kartën e Kombeve të Bashkuara.
"Kjo është pasqyra juaj, në mënyrë që të shihni saktësisht se çfarë po i shkaktoni Kartës së OKB-së me këtë votë shkatërruese. Ju po e copëtoni Kartën e OKB-së me duart tuaja. Po, po. Kjo është ajo që ju jeni duke bërë. Thyerja e Kartës së OKB-së. Turp të keni. Faleminderit zoti President”, tha Gilad Erdan, ambasador i Izraelit në OKB.
Zëvendës ambasadori i SHBA në OKB, Robert Ëood i tha Asamblesë së Përgjithshme pas votimit se masat e njëanshme në OKB nuk do të çojnë një zgjidhje me dy shtete.
"Vota jonë nuk pasqyron kundërshtimin ndaj shtetësisë palestineze; ne kemi qenë shumë të qartë se e mbështesim atë dhe kërkojmë ta avancojmë në mënyrë kuptimplote. Në vend të kësaj, është një pranim se shtetësia do të vijë vetëm nga një proces që përfshin negociata të drejtpërdrejta midis palëve".
Janë aktualisht një shtet vëzhgues jo-anëtar, një njohje de facto e shtetësisë që udha nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2012.
(A2 Televizion)