Prag tragjedie në Argjentinë, treni me pasagjerë përplaset me vagonin e harruar

Nga A2 CNN
10 Maj 2024, 21:14 | Bota

Prag tragjedie në Argjentinë, treni me pasagjerë përplaset

Të paktën 30 persona mbetën të plagosur rëndë në Argjentinë si pasojë e një aksidenti hekurudhor që ndodhi shumë pranë Buenos Aires.

Sipas të dhënave paraprake, një tren me pasagjerë u përplas me një vagon mirëmbajtje të hekurudhës, i cili mesa duket ishte harruar aksidentalisht nga punëtorët.

Shërbimi i urgjencës tha se zjarrfikësit kishin evakuuar të gjithë personat në trenin e pasagjerëve pas aksidentit në periferi të Palermos, ndërkohë që një hetim ka nisur.

“Për fat nuk kemi viktima. Kemi kërkuar me qen të gjithë vagonët, ndihmuam rreth 90 pasagjerë, 30 prej të cilëve i dërguam në spital. Dy të plagosur kishin goditje më të rënda”, tha përfaqësuesi i zjarrfikësve Alberto Crescenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos