Rusia sulm agresiv për Kharkivin, Zelensky: Nuk kemi humbur asnjë metër

Nga A2 CNN
10 Maj 2024, 19:30 | Bota

Rusia sulm agresiv për Kharkivin, Zelensky: Nuk kemi humbur asnjë

Ukraina bën me dije se gjatë ditës së premte ka zmbrapsur një sulm agresiv të ushtrisë ruse në rajonin verilindor të Kharkivit, pasi forcat e Moskës nisën një inkursion gjatë kufirit dhe u përpoqën të depërtonin linjat mbrojtëse.

Kreu rajonal i Kharkiv, Oleh Syniehubov tha se grupet ruse të zbulimit ishin përpjekur të depërtonin në kufi por nuk ia kishin dalë falë rezistencës së vendasve dhe gatishmërisë.

"Rusia ka nisur një valë të re operacionesh kundërsulmuese në rajonin e Kharkivit. Por iu siguroj se nuk kemi humbur asnjë metër tokë", tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Raportet ukrainase sugjerojnë se Rusia po përpiqet të krijojë një zonë tampon 10 km për rajonin e saj të Belgorodit, pas një serie sulmesh ndërkufitare ukrainase.

Ministria e Mbrojtjes tha se sulmi filloi me bombardimin e rëndë të qytetit të Vovchansk me mbështetjen e artilerisë. Më pas, grupet e vogla ruse u zhvendosën përtej kufirit, siç thuhet sipas disa burimeve.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos