Ministri i Mbrojtjes të Gjermanisë, Boris Pistorius, njoftoi një paketë sigurie prej miliarda dollarësh për projektet hapësinore dhe një arkitekturë sigurie në hapësirë.
Ai tha se qeveria federale gjermane synon të investojë një shumë prej 35 miliardë eurosh për projekte hapësinore dhe arkitekturë të sigurisë hapësinore deri në vitin 2030.
Kjo përfshin satelitë, stacione tokësore dhe aftësitë e lëshimit, deklaroi politikani socialdemokrat në një kongres për hapësirën të Federatës së Industrisë Gjermane në Berlin.
Në këtë kontekst, ai paralajmëroi për kërcënimin që paraqesin Rusia dhe Kina në hapësirë. Konfliktet e ardhshme nuk do të kufizohen më vetëm në Tokë, por do të zhvillohen edhe në hapësirë.
Sipas Pistoriusit, sistemet ushtarake gjermane tashmë po preken nga sulme bllokuese. Prandaj, duhet të merren në konsideratë edhe aftësitë sulmuese në hapësirë. Ai vuri në dukje se dy satelitë Intelsat aktualisht po gjurmohen nga satelitët rusë të zbulimit./DW/ (A2 Televizion)