Një shkollë fillore në Mestre të Italisë është përfshirë në polemika për numrin e lartë të të huajve. Nga 61 nxënësit e regjistruar, vetëm një e pesta janë shtetas rreth dhjetë janë italianë. Sipas mediave italiane dhe nga këta, vetëm njëri ka prindër që kanë qenë italianë për breza.
Shkolla fillore Cesare Battisti ka qenë gjithmonë e njohur në qytet për përqendrimin e lartë të nxënësve me prejardhje migrante, por këtë herë, numrat janë rritur edhe më tej, duke shkaktuar përçarje dhe polemika.
Disa prindër kanë vendosur t'i çojnë fëmijët e tyre në një shkollë tjetër, por debati është i nxehtë edhe brenda bordit të shkollës.
"Kemi arritur në pikën e krijimit të një shkolle geto dhe e gjithë kjo pavarësisht angazhimit të jashtëzakonshëm të stafit të shkollës për t'u përballur me sfidat e integrimit të të huajve. Nuk është çështje kuotash, por duhet pranuar se shumë nga nxënësit dhe familjet e sapoardhura, ndoshta shumica, nuk flasin italisht. Dhe pa gjuhën, është e pamundur të diskutohet integrimi", komentuan disa prindër.
Situata duket e vështirë edhe për bordin shkollor.
"Ne kemi theksuar prej kohësh se përqendrimi në thelb monokulturor i nxënësve jo-italishtfolës meriton vërtet shqyrtim të kujdesshëm në nivel qyteti", shpjegon presidenti i bordit shkollor Carlo Pagan. "Bordi beson se ky kontekst është vërtet kundërproduktiv dhe mund të pengojë integrimin e fëmijëve në vendin ku jetojnë, në një shkollë që është dalluar për ofertat e saj të shkëlqyera arsimore për të gjithë, përfshirë aftësinë e saj të vërtetë për të mirëpritur të sapoardhurit jo-italishtfolës."
Çështja ka arritur edhe në Këshillin Bashkiak të Venecias. Këshilltari për Kohezionin Social, Simone Venturini tha se "roli i Ministrisë dhe i Zyrave Shkollore duhet të theksohet sepse, pavarësisht lëvizjeve të papritura dhe angazhimit vërtet 'heroik' nga mësuesit, me këto madhësi klasash, unë gjithashtu besoj se nuk mund të flasim për 'integrim'".
(A2 Televizion)