Ortek, përmbytje dhe viktima, moti i keq përfshin Europën

Nga A2 CNN
11 Mars 2024, 08:17 | Bota

Ortek, përmbytje dhe viktima, moti i keq përfshin Europën

Europa po përballet me një valë moti të keq, që ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrim. Stuhia "Monica" që po përfshin Francën juglindore, ka shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe disa të zhdukur, ndërsa 6 departamente janë nën alarmin portokalli të rrezikut të përmbytjeve.

Mediat franceze bëjnë të ditur se mes të zhdukurve është një kryefamiljar me dy fëmijët e tij të moshës 4 dhe 13 vjeç.

Kërkimet për të zhdukurit në Gard u ndërprenë gjatë natës dhe kanë rifilluar mëngjesin e sotëm.

Ortek, përmbytje dhe viktima, moti i keq përfshin Europën

Charente-Maritime, Gironde, Pyrenées-Atlantiques, Yonne, Saône-et-Loire dhe Puy-de-Dome janë ende në alarm portokalli nga Météo France, këtë mëngjes, për rrezikun e përmbytjeve.

Moti i keq ka përfshirë edhe Italinë, ku mbrojtja civile ka lëshuar një alarm portokalli në Emilia-Romagna dhe një alarm të verdhë në 16 rajone të tjera.

Ortek, përmbytje dhe viktima, moti i keq përfshin Europën

Katër mijë përdorues kanë mbetur pa energji për shkak të reshjeve të borës dhe shiut që kanë përfshirë Piemonten, ndërsa në Lombardi rrëshqitjet e dheut dhe përmbytje kanë përfshirë Ligurian, ku ka disa të evakuuar.

Për shkak të një orteku në Monesi në brendësi të Imperias, një nga katër alpinistët e skijimit ka vdekur.

Edhe në alpet zvicerane janë gjetur pajetë 5 nga 6 alpinistët që ishin zhdukur prej dy ditësh.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos