Panik në Londër, sulm kibernetik në spitale, anulohen operacione, pacientët nuk marrin shërbim

Nga A2 CNN
4 Qershor 2024, 18:18 | Bota

Panik në Londër, sulm kibernetik në spitale, anulohen operacione,

Spitalet kryesore në Londër raportuan të martën një incident kritik pas një sulm kibernetik që çoi në anulimin e dhjetëra operacioneve dhe devijimin e pacientëve të urgjencës diku tjetër.

Sulmi dyshohet se pati në objektiv për spitalet në partneritet me “Synnovis”, një ofrues i shërbimeve të patologjisë.

Incidenti ka pasur një ndikim të madh në ofrimin e shërbimeve, veçanërisht në transfuzionet e gjakut dhe rezultatet e analizave.

Një zëdhënës nga Synnovis tha se kompania kishte dërguar një task-force ekspertësh të IT për të vlerësuar dëmet e këtij sulmi kibernetik.

NHS kërkoi falje për shqetësimin dhe tha se po punonte me Qendrën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për të kuptuar mënyrën sesi hakerët u futën në sistem. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos