Parlamenti i Ganës ka votuar të mërkurën unanimisht për kalimin e një projektligji kontrovers kundër homoseksualitetit. Votimi i këtij projektligji ka shkaktuar reagime ndërkombëtare.
“Pas tre viteve të gjata, ne më në fund kemi kaluar Aktin për të Drejtat Seksuale të Njeriut dhe Vlerat Familjare,” deklaroi Sam George, një nga sponsorat kryesorë të projektligjit, në një postim në “X”.
Drafti, që iu prezantua Parlamentit të vendit në 2021, jo vetëm që kriminalizon marrëdhëniet LGBTQ, por edhe ata që mbështetin të drejtat e këtij komuniteti.
Vendet afrikane vijojnë t’i shohin si krim marrëdhëniet mes personave të së njëjtit seks. Kjo kryesisht për shkak të ligjeve të epokës koloniale.
Por një sërë projekt-ligjesh të fundit dhe ligje të propozuara në të gjithë Afrikën kanë kërkuar të qartësojnë dhe, në disa raste, t'i forcojnë ato ligje.
Projektligji në Gana duhet ende të nënshkruhet nga presidenti i vendit përpara se të bëhet ligj.
Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, Volker Türk e quajti miratimin e projektligjit nga parlamenti "thellësisht shqetësues" dhe i kërkoi qeverisë të mos e nënshkruajë atë si ligj. (A2 Televizion)