Pas dy javësh përplasje, Netanyahu takon sot Eisenkot, çfarë pritet

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 12:13 | Bota

Pas dy javësh përplasje, Netanyahu takon sot Eisenkot,

Kryeministri në detyrë i izraelit Benjamin Netanyahu dhe Gadi Eisenkot, të cilit i është besuar përpjekja për të formuar qeverinë e ardhshme të Izraelit, do takohen sot për herë të parë që prej zgjedhjeve.

Takimi vjen pas më shumë se dy javësh përplasjesh gjithnjë e më të ashpra në publik mes dy politikanëve.

Në një deklaratë të përbashkët, Netanyahu dhe Eisenkot bënë të ditur se takimi do të mbahet në zyrën e kryeministrit në Jeruzalem dhe do të përqendrohet te një “përditësim mbi zhvillimet diplomatike dhe të sigurisë”.

Në takim do të marrë pjesë edhe sekretari ushtarak i Netanyahut, gjeneralmajor Guy Markizano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos