Pas sherrit në Zyrën Ovale, Trump dhe Zelensky do të flasin për herë të parë në telefon

Nga A2 CNN
19 Mars 2025, 13:57 | Bota

Pas sherrit në Zyrën Ovale, Trump dhe Zelensky do të flasin

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka zbuluar ditwn e sotme se do tw zhvillonte njw bisedw telefonike me homologun amerikan Donald Trump.

Duke iu drejtuar mediave në Helsinki, Zelensky tha se do të "diskutonte detajet" e telefonatës së Donald Trump me Vladimir Putin mbrëmjen e djeshme.

Biseda telefonike do të jetë kontakti i parë i drejtpërdrejtë i Zelenskyt dhe Trump që nga përplasja e tyre e zjarrtë në Zyrën Ovale muajin e kaluar, shkruan A2 CNN.

Ukrainasi ishte në Uashington duke pritur të nënshkruante një marrëveshje kritike për mineralet, por u largua herët pasi ai dhe Trump u përplasën para kamerave nga e gjithë bota.

Kujtojmë se ditën e djeshme Trump zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ku ranë dakord për disa pika, një prej të cilave edhe ndërprerjen e sulmeve ruse në infrastrukturën energjitike të Kievit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos