Hamasi po i bindet planit amerikan të paqes. Grupimi palestinez njoftoi se do të shpërbëjë qeverinë në Gaza, sapo të krijohet komiteti drejtues, sipas planit të paqes të Donald Trump, i cili do të marrë kontrollin e enklavës.
Këtë e raporton Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë nga grupi palestinez.
Megjithatë, një datë e saktë për këtë dorëzim nuk është caktuar ende, edhe sepse as Hamasi dhe as Shoqata Kombëtare Palestineze nuk kanë njoftuar emrat e individëve, që do t'i bashkohen qeverisë së re të Gazës.
Është e paqartë nëse do të nevojitet miratimi amerikan dhe izraelit për individët e caktuar si anëtarë të Këshillit të Paqes në Gaza, shkruan A2.
Ai organ supozohet të mbikëqyrë qeverinë dhe aspekte të tjera të armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor, duke përfshirë çarmatosjen e Hamasit dhe vendosjen e një force ndërkombëtare sigurie.
Megjithatë, Hamasi ka ecur përpara, duke lëshuar “direktiva për të gjitha organet dhe agjencitë qeveritare që të përgatiten për të transferuar të gjitha përgjegjësitë e tyre”. (A2 Televizion)