Makina përplaset me motorin në aksin Tiranë-Durrës

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2026, 08:37 | Kronikë

Makina përplaset me motorin në aksin Tiranë-Durrës

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Tiranë-Durrës. Një automjet është përplasur me motomjetin, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, automjeti me drejtues shtetasin E. K. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. F.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos