Irani i propozon SHBA-së rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda 7 ditësh

Nga A2 CNN
26 Shtator 2026, 11:52 | Bota

Irani i propozon SHBA-së rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda

Irani i ka propozuar Shteteve të Bashkuara një marrëveshje që do të mundësonte rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda shtatë ditësh, nëse plotësohen kushtet e përcaktuara në një memorandum mirëkuptimi mes dy vendeve.

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, e bëri të ditur propozimin gjatë një deklarate për gazetarët në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York.

Sipas tij, propozimi i është dorëzuar SHBA-së përmes Katarit dhe tani vendimi i takon Uashingtonit.

“Zgjedhja tani u takon Shteteve të Bashkuara”, deklaroi Araghchi, duke shtuar se nëse plotësohen kushtet e nevojshme, kalimi normal i anijeve përmes ngushticës mund të rikthehet brenda shtatë ditësh.

Edhe presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, tha se procesi i armëpushimit mund të nisë menjëherë pasi SHBA-ja të pranojë marrëveshjen. Ai deklaroi gjithashtu se Irani është i gatshëm të lejojë hyrjen e inspektorëve bërthamorë të OKB-së në vend, në kuadër të negociatave.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos