Policia norvegjeze arreston 3 të dyshuar për sulmin ndaj ambasadës amerikane në Oslo

Nga A2 CNN
11 Mars 2026, 18:29 | Bota

Policia norvegjeze arreston 3 të dyshuar për sulmin ndaj

Policia norvegjeze tha të mërkurën se ka arrestuar tre të dyshuar pas bombardimit të së dielës në ambasadën e SHBA-së në Oslo.

Shpërthimi i fuqishëm në orët e para të mëngjesit nga një pajisje shpërthyese e improvizuar (IED) dëmtoi hyrjen e seksionit konsullor të ambasadës, por nuk shkaktoi të lënduar, kanë thënë autoritetet norvegjeze.

“Ata dyshohen për një sulm terrorist me bombë,” u tha gazetarëve prokurori i policisë, Christian Hatlo.

Fotot e njërit prej të dyshuarve të publikuara nga policia të hënën tregonin një person me kapuç, fytyra e të cilit nuk dukej, i veshur me rroba të errëta dhe që mbante një çantë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos