Polonia orientohet djathtas, euroskeptiku Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale

Nga Rosalba Bejdo
2 Qershor 2025, 15:23 | Bota

Polonia orientohet djathtas, euroskeptiku Nawrocki fiton zgjedhjet presidenciale

Me të gjitha votat e numëruara, historiani i djathtë, kandidat i opozitës, siguroi 50.9 përqind të votave, ndërkohë që kryebashkiaku liberal i Varshavës, Rafal Trzaskowski, mori 49.1 përqind. Rezultati shënoi një kthesë befasuese krahasuar me parashikimet, ndërsa exit poll-i i fundit, menjëherë pas votimit, sugjeroi një fitore të Trzaskowskit me 50.3 përqind të votave. Trzaskowski shpalli fitoren pas publikimit të exit poll-it të parë, ndërsa rivali nacionalist paralajmëroi se rezultatet ishin të ngushta, e më vonë doli si fitues para turmës së mbështetësve.

“Të dashurit e mi, ne fituam. Ju pata thënë që në fillim të fushatës se gara do të ishte e ngushtë dhe që çdo votë do të vlente. Unë do të bashkoj, do të ndërtoj. Do të jem me të vërtetë presidenti i të gjithë polakëve,” tha Rafal Trzaskowski.

Naërocki, me gjasë, do të vijojë të përdorë autoritetin presidencial për të penguar programin pro-BE të kryeministrit Donald Tusk. Rezultatet pritet të rienergjizojnë mbështetësit e Nawrockit dhe të partisë konservatore "Ligj dhe Drejtësi", e cila humbi pushtetin 18 muaj më parë, duke ripërtërirë shpresat se do të jenë në gjendje të mundin koalicionin e Tusk në zgjedhjet parlamentare të vitit 2027, shkruan A2 CNN.

42-vjeçari mbështet vlerat tradicionale katolike dhe familjare dhe është përkrahës i fortë i sovranitetit polak brenda BE-së. Ai është pro mbështetjes ndaj Ukrainës, por nuk dëshiron që vendi t’i bashkohet më tej NATO-s dhe BE-së.

Roli i presidentit në Poloni është gjerësisht ceremonial, por ai ka të drejtë vetoje ndaj legjislacioneve të caktuara, ashtu siç ka ndodhur edhe me presidentin në detyrë, konservatorin Andrzej Duda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos