Predha mbi anijen greke në Detin e Kuq

Nga A2 CNN
16 Janar 2024, 17:07 | Bota

Predha mbi anijen greke në Detin e Kuq

Një anije greke me flamur maltez është goditur nga një raketë në Detin e Kuq në brigjet e Jemenit, bëri me dije kompania e sigurisë detare Ambrey.

Ky është incidenti i tretë që përfshin transportuesin me shumicë, që quhet Zografia, në 24 orë.

Incidenti i së martës vjen pasi ushtria amerikane njoftoi se kishte konfiskuar armë të furnizuara nga Irani për rebelët houthi, gjatë një operacioni javën e kaluar.

Ndërkohë, SHBA-ja ka goditur më shumë objektiva në zonat e kontrolluara nga Houthi në Jemen.

SHBA dhe Britania e Madhe nisën një valë sulmesh ajrore kundër dhjetëra objektivave Houthi më 11 janar pas sulmeve të grupit, të mbështetur nga Irani, mbi anijet në Detin e Kuq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos