Presioni i Trump zbut Kolumbinë, pranon avionët me emigrantë, pas kërcënimeve me sanksione e tarifa

Nga Rosalba Bejdo
27 Janar 2025, 11:24 | Bota

Shtetet e Bashkuara dhe Kolumbia u tërhoqën nga një luftë tregtare të dielën, pasi Shtëpia e Bardhë njoftoi se vendi i Amerikës Jugore ishte dakordësuar të pranonte 2 avionë ushtarakë me emigrantë të deportuar.

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të ndëshkonte Kolumbinë me tarifa e sanksione, pasi  kjo e fundit refuzoi të pranonte avionët me emigrantë që janë e programit të tij për deportime masive. Por në një deklaratë në orët e para të së dielës, Shtëpia e Bardhë tha se Kolumbia kishte pranuar të pranonte emigrantët, dhe se Uashingtonit do të hiqte dorë nga penalitetet që kishte kërcënuar të vendoste.

“Qeveria e Kolumbisë pranoi të gjitha kushtet e Presidentit Trump, përfshirë lejimin e pakufizuar të të gjithë alienëve të paligjshëm Kolumbian të kthyer nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë me avionë ushtarake, pa asnjë vonesë. Draft-urdhrat për të vendosur sanksione dhe tarifa do të mbahen mënjanë dhe nuk do të firmosen, përveçse në rastin se Kolumbia nuk i përmbahet ujdisë”, njoftoi Shtëpia e Bardhë. 

Shtëpia e bardhë e cilësoi marrëveshjen me Kolumbinë si një fitore të qasjes së linjës së ashpër të Trump. 

Trump kërcënoi të vendoste tarifa prej 25 përqind ndaj të gjitha produkteve kolumbiane që vinin në SHBA, që për një javë do të arrinin në 50 përqind, të ndalonte udhëtimet nga ky vend, të tërhiqte vizat e zyrtarëve Kolumbianë dhe të vendoste sanksione që do të prekin sektorin bankar e financiar.  Në një deklaratë, ministrit i Jashtëm kolumbian, për vendin e të cilit Amerika është partneri më i madh tregtar, tha se kishin arritur të tejkalonin ngërçin me qeverinë amerikane.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos