Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump është akuzuar për "thirrje për spastrim etnik" pasi ka propozuar që e gjithë popullsia palestineze e Gazës të zhvendoset në pjesë të tjera të Lindjes së Mesme.
Sipas mediave të huaja, demokratja Rashida Tlaib, e vetmja anëtare palestinezo-amerikane e Kongresit Amerikan, tha: "Ky president po bën thirrje hapur për spastrim etnik ndërsa është ulur pranë një krimineli gjenocidi e lufte”.
"Ai ndihet shumë mirë duke hequr nga puna amerikanët që varen nga fondet federale, ndërkohë që fondet për qeverinë izraelite vazhdojnë të rrjedhin", tha ajo më tej, shkruan A2 CNN.
Zhvendosja e detyruar e popullsisë së Gazës ka të ngjarë të jetë një shkelje e ligjit ndërkombëtar.
Ajo do të kundërshtohej ashpër jo vetëm në Lindjen e Mesme, por edhe nga aleatët perëndimorë të Amerikës.
Trump gjithashtu ka dështuar të ofrojë ndonjë specifikë se si mund të zbatohet një proces rivendosjeje.
Disa ekspertë kanë thënë se ideja i bën jehonë dëshirave të së djathtës ekstreme të Izraelit, me ish-këshilltarin e Lindjes së Mesme Aaron David Miller që tha se komentet e Trump i kishin dhënë Netanyahut një "ndihmë të madhe".
"Ai vërtetoi pothuajse çdo fantazi të krahut të djathtë në Izrael," tha ai, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)