Protesta të mëdha në Izrael, kërkohet largimi i Netanjahut dhe zgjedhje

Nga A2 CNN
8 Janar 2024, 09:46 | Bota

Protesta të mëdha në Izrael, kërkohet largimi i Netanjahut

Mijëra njerëz janë duke marrë pjesë, që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne, në një protestë kundër qeverisë së kryeministrit Netanjahu.

Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e parlamentit izraelit dhe kërkojnë largimin e Netanjahut dhe çuarjen e vendit në zgjedhje menjëherë.

Organizatorët e protestës deklarojnë se çdo shpresë që qeveria të ngrihej në nivelin e emergjencës është shuar dhe kjo është reflektuar në braktisjen e pengjeve dhe paaftësinë e saj për t’i dhënë përgjigjen e duhur Hamasit.

Prej 7 tetorit, kryeministri Netanjahu dhe kabineti i tij ka qenë në qendër të kritikave të opinionit publik, për dështimin e parandalimit të sulmit të 7 tetorit, ku mijëra militantë hynë në Izrael dhe vranë qindra civilë të pafajshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos