
Një ish-ministër rus i Mbrojtjes ka zhvilluar një telefonatë me shefin e sigurisë së Iranit, sipas Interfax.
Mediat e huaja bëjnë të ditur se Sergei Shoigu, tani sekretar i Këshillit të Sigurisë ruse, dënoi me forcë atë që ai e quajti ndërhyrje të huaja në punët e brendshme të Iranit.
Të dyja palët ranë dakord të mbajnë kontaktin dhe të koordinojnë pozicionet e tyre për të forcuar sigurinë, shkruan A2 CNN.
Kjo lëvizje vjen në një kohë kur udhëheqësit perëndimorë kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestuesit iranianë.
Kujtojmë se prej disa ditësh i gjithë Irani është i përfshirë nga protesta masive, ku protestuesit akuzojnë regjimin e Ajatollahut për krizën në të cilën gjendet vendi. (A2 Televizion)