Presidenti amerikan Donald Trump ka sugjeruar se nuk do të bllokojë planet e mundshme të izraelit për të pushtuar Gazën. Kur u pyet të martën lidhur me raportimet se kryeministri izraelit Benjamin Neanjahu ka vendosur të pushtojë të gjithë territorin Palestinez, Trump tha se është fokusi i tij ishte të ushqente njerëzit në Gaza…
“Epo nuk e di se cili është sugjerimi izraelit. Di se ne jemi atje aktualisht për të ushqyer njerëzit. Siç e dinë, 60 milion dollarë u dhanë nga Shtetet e Bashkuara së fundmi në përpjekjen për të siguruar ushqim, shumë ushqim për qytetarët në Gaza të cilët po kanë vështirësi në sigurimin e ndihmave. Sa i përket pjesës tjetër, nuk mund të them gjë, besoj i takon Izraelit të vendosë”, tha Trump.
Shtetet e Bashkuara i sigurojnë Izraelit miliarda dollarë ndihma ushtarake çdo vit, mbështetje kjo është është rritur ndjeshëm pas nisjes së luftës izraelite në tetor të 2023.
Izraeli ka shfrytëzuar urdhrat për shpërngulje të detyruara për të ngjeshur palestinezë brenda xhepave gjithnjë e më të tkurrur në Gaza, duke kthyer mbi 87 përqind të territorit në zona të militarizuara. Tani me planin e ri, Netanjahu synon të zgjerojë operacione ushtarake edhe në pjesën e mbetur ku praktikisht janë përqendruar më shumë se 2 milion palestinezët, duke rrezikuar jetët e tyre.
Kryeministri Netanjahu mbajti një takim të martën me krerë të lartë te sigurisë lidhur me planin për pushtimin e plotë të Gazës por sipas raportimeve ne mediat izraelite pati një shkëmbim të tensionuar mes Netanjahut dhe shefit të shtabit Gjeneralit Ejal Zamir, i cili e kundërshton idenë. Sipas tij, pushtimi i plotë do të rrezikonte jetët e pengjeve dhe trupave izraelite. (A2 Televizion)