100 fëmijë vdesin nga uria në Gaza, OKB: Plani për pushtimin e Rripit, me pasoja katastrofike

Nga A2 CNN
6 Gusht 2025, 12:15 | Bota

Plani i Benjamin Netanjahut për të pushtuar Gazën do të ishte thellësisht alarmues dhe do të kishte pasoja katastrofike si për palestinezët e po ashtu pengjet izraelite ne duart e Hamasit.

Paralajmërimi erdhi nga ndihmës sekretari i përgjithshëm i OKB, Miroslav Jenča gjatë një mbledhje të këshilli të sigurimit ditën e mërkurë. Ai theksoi se sipas ligjit ndërkombëtar, Gaza është dhe duhet të mbetet pjesë integrale enjë shteti të ardhshëm palestinez.

Zyrtari i OKB ripërsëriti thirrjen për armëpushim dhe lirim të menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve. Ai shtoi se palestinezët në Gaza përballen me kushte çnjerëzore, ndërsa i kërkoi Izraelit të lejojë menjëherë hyrjen e papenguar të ndihmave.

Paralajmërimi vjen pas dështimit të fundit të bisedimeve mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim dhe teksa kriza humanitare sa vjen e përkeqësohet. Sipas të dhënave të fundit të ministrisë së shëndetësisë në Gaza, 193 persona kanë vdekur si pasojë e kequshqyerjes dhe urisë 96 prej të cilëve fëmijë.

Ndërkohë 20 palestinezë  të tjerë mbetën të vrarë dhe dhjetëra u plagosën pasi një kamion që mbante ushqime, u përmbys mbi turmën që prishte dëshpërimisht ndihmat.

Tragjedia e radhës ndodhi rreth mesnatës pranë kampit të refugjatëve të Nuseirat. Sipas të dhënave 1300 palestinezë janë vrarë teksa prisnin apo kërkon për ushqim që prej fundit të muajit maj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos