Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se lufta në Ukrainë po përdoret vetëm si “justifikim” nga Perëndimi për vendosjen e sanksioneve të rënda ndaj Rusisë.
Sipas mediave të huaja, gjatë samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Tianjin, Putin tha se çështja e sanksioneve nuk u diskutua fare me liderët e tjerë.
“Ngjarjet në Ukrainë janë vetëm një pretekst për vendime me karakter ekonomik kundër disa vendeve,” u shpreh Putin.
Komentet Putin i bëri teksa u pyet nga gazetarët gjatë qëndrimit në Pekin, ku mori pjesë në paradën e madhe ushtarake të organizuar nga Presidenti kinez Xi Jinping, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se më herët Putin foli edhe për raportet me Presidentin Donald Trump dhe një zgjidhje të mundshme për luftën në Ukrainë. (A2 Televizion)